Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk u ndie komfort kur u pyet nga media mbi largimin e pa zyrtarizuar ende të deputetit të PL-së në Shkodër Agron Çela, i cili prej vitesh ka përfaqësuar këtë parti në Kuvend.
Meta tha se nuk merrej me merkaton e “Rilindjes” duke ironizuar së këto ishin punë që i takonin “Elisës” duke iu referuar Elisa Spiropalit që është drejtuese e PS në qarkun e Shkodrës.
E në fakt një video e publikuar në media tregon se si drejtuesja e PS-së në Shkodër po hedh një valle me kandidatin e ardhshëm për Shkodrën Benet Beci dhe deputetin tashmë të larguar nga Partia e Lirisë, Agron Çela drejt PS.
Në një ambient festiv Spiropali shihet në krye të valles me drejtues lokale ndërsa shkëputet për të kërcyer me të edhe deputeti i PL.
Nuk kanë munguar as lavdet e këngëtares që po këndonte në feste ndaj Spiropalit.
“O bukuria Elisa mos t’u prishtë, Elisa sa e bukur paske kenë”, dëgjohet teksa thotë këngëtarja.
Largimi i Agron Çelës nga PL-ja nuk duket një lajm i mirë për të djathtën në Shkodër sa kohë që Çela prej vitesh ka një elektoral të konsoliduar që mbështesin në çdo palë zgjedhje emrin e tij. Largimi i tij vjen në një kohë kur edhe brenda PD-së pritet të dalin dy emra, duke e bërë akoma më të vështire fitoren e Bardh Spahisë i cili zgjedhjet e fundit fitoi me një diference votash jo shumë të madhe ndaj kandidatit të PS
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje