Ka ndodhur

Konflikt me armë zjarri në Lezhë, qëllohet me pistoletë 60-vjeçari

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për shkak se dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj një personi.Sipas policisë, mbrëmjen e të martës në fshatin Shënkoll, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, 33-vjeçari F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij dhe nga përdorimi i armës së zjarrit nuk ka të lënduar. Policia sqaron se 33-vjeçari banon në Fushë Kuqe në Kurbin dhe po punohet për kapjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë