Një grup protestuesish kishin planifikuar djegien e librit të shenjtë islamik, Kuranit në Oslo, të Norvegjisë, por janë ndaluar nga policia.
Kjo ka ndodhur disa orë pasi ministria e jashtme turke thirri ambasadorin norvegjez për t’u ankuar lidhur me protestëh e planifikuar.
Sipas policisë, një grup protestuesish planifikuan të digjnin librin jashtë ambasadës turke në Oslo.
“Policia thekson se djegia e Kuranit është një deklaratë politike ligjore në Norvegji, por kjo ngjarje nuk mund të zhvillohet për shkak të shqetësimeve të sigurisë”, tha në një deklaratë inspektori i policisë së Oslos, Martin Strand.
“Sapo mësuam se ishte planifikuar një sulm kundër libri të shenjtë, Kuranit, në Norvegji, ambasadori norvegjez në Turqi është thirrur në ministrinë tonë”, thuhet në një burim për mediat turke.
“Qasja e Norvegjisë për të mos parandaluar aktin e planifikuar provokues, i cili është qartësisht një krim urrejtjeje është e papranueshme dhe ne presim që ky akt të mos lejohet”, thuhet më tej.
Ky incident vjen pas një proteste në kryeqytetin e Suedisë në janar, ku një politikan i ekstremit të djathtë Rasmus Pakudan, dogji një kopje të Kuranit.
Menjëherë pas incidnetit, Turqia akuzoi drejtëpërdrejtë Suedinë për “sulm terrorist” dhe i ndalon asaj anëtarësimin në NATO.
Në lidhje me anëtarësimin në NATO, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha dje (e mërkurë) se qëndrimi i Ankarasë ndaj Finlandës ishte “pozitiv”, por jo e njëjta gjë për Suedinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje