Ne rrjet

Konflikti Greqi-Turqi, Mitsotakis: Erdogani më mirë të merret me ekonominë e rrënuar turke

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë televizive për CNN, ku ndër të tjera i dërgoi një mesazh presidentit turk duke i thënë që në vend që të merret me Greqinë të shikojë ekonominë e rrënuar në Turqi.

Ai theksoi se Greqia do të mbrojë sovranitetin e saj territorial, duke nënkuptuar se nuk do të toleroje asnjë shkelje të territorit helen nga forcat turke.

 “Ne po përballemi me një krizë gjeopolitike pas pushtimit rus, gjëja e fundit që na duhet është një burim jostabiliteti në Europën Juglindore. E drejta ndërkombëtare është vetëm një mjet. Greqia është sjellë gjithmonë me përgjegjësi. Ne kemi parë sfida serioze në muajt e fundit.  Është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane ,” theksoi ai ndërsa rënia e lirës turke vazhdon.

Me kuptimin, z. Mitsotakis theksoi se politika e jashtme nuk duhet të përdoret për të nxitur ndjenjën kombëtare.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin tonë ”, shtoi kryeministri.

Duke iu referuar çështjes së nxehtë të çmimeve të larta të energjisë që ka pllakosur të gjithë Europën dhe në vijim të propozimit të Komisionit për kufizimin e përdorimit të gazit natyror me 15% nga 1 gushti, kryeministri grek  u ndal në nevojën e de-përshkallëzimit të menjëhershëm të krizës. Uniteti europian dhe veprimet e koordinuara.

“Ne kemi rënë dakord në parim për të ulur konsumin e gazit me 15%. Ne gjithashtu kemi rënë dakord që nuk është e detyrueshme. Por ne duhet t’u dërgojmë një mesazh më të qartë tregjeve se jemi të besueshëm. Prandaj propozoj një zgjidhje të ndërmjetme mes masave të detyrueshme dhe vullnetare, me një mekanizëm kompensimi për industritë. Ne do t’i paguajmë industritë që të mos përdorin gaz, në mënyrë më të organizuar ”,tha kryeministri.

Ai foli edhe për nevojën e veprimeve të koordinuara të BE-së për zbutjen e krizës energjetike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë