Politike

Konflikti Izrael-Hamas, Rama: Urgjent armëpushim humanitar!

Gazeta Si – Një muaj pas nisjes së luftës mes Hamasit dhe Izraelit, kryeministri Edi Rama, thotë se Shqipëria bashkohet me thirrjen e presidentit amerikan, Joe Biden për një armëpushim humanitar për mbrojtjen e civilëve në Gaza.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria qëndron me vendosmëri në krah të Izraelit, teksa thotë se jemi të shqetësuar për shkatërrimin që po ndodh në Gaza.

Ai bën edhe njëherë të qartë se në këtë luftë janë në krahun e Izraelit, ndërsa shpreh shqetësimin për vuajtjen e civilëve dhe shkatërrimit në Gaza.

“Qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, e po ashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin që po ndodh në Gaza. Është e rëndësishme që t’i jepet fundit këtij konflikti para se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria bashkohet me thirrjen e Biden për një armëpushim humanitar”.

Sipas tij, në këmbim të armëpushimit, Liga Arabe dhe Turqia duhet sigurojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi, ndërsa bën me dije se së shpejti do të jetë në Paris për të diskutuar me liderët botëror në Forumin e Paqes për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

“Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve makabre më 7 Tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas OKB-së, një forcë ndërkombëtare që do udhëhiqet nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez”.

Rama thekson se së shpejti do të bashkohet me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutohen mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

“Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Rama në platformën sociale “X”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë