Gjyqtarët konservatorë të Gjykatës së Lartë të SHBA-së vunë në pikëpyetje ligjshmërinë e mandatit të Presidentit Joe Biden për vaksinimin e detyruara ose kryerjen e testeve për punonjësit në bizneset e mëdha, por u dukën më të hapur ndaj kërkesës së administratës së tij që vaksina të jenë pjesë e kujdesit shëndetësor për sa kohë ka rritje të rasteve me COVID-19.
Nëntë gjyqtarët e gjykatës, të cilët janë të gjithë të vaksinuar, dëgjuan më shumë se 3 orë e gjysëm argumente rreth kompetencave presidenciale për të luftuar një krizë të furishme të shëndetit publik që tashmë ka vrarë afërsisht 835,000 amerikanë.
Gjyqtarët konservatorë, të cilët kanë një shumicë 6-3, treguan pëlqim ndaj argumenteve nga shteti i Ohios dhe një grup biznesi sipas të cilëve se rregulli i agjencisë federale i sigurisë, që i detyron bizneset më të paktën 100 punëtorë që të kenë punonjës të vaksinuar ose të paktën të kryejnë një test ccdo javë, ka tejkaluar autoritetin e saj ligjor.
Kundërshtarët i kanë kërkuar gjykatës të bllokojë politikën përpara se administrata të fillojë zbatimin të hënën.
Konservatorët e gjykatës sugjeruan që ligji i vitit 1970 që krijoi Administratën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA) nuk e autorizonte këtë lloj veprimi të gjerë emergjence.
Megjithatë ata dukeshin më të hapur ndaj një kërkese të veçantë të disa shteteve të udhëhequra nga Misuri dhe Luiziana të cilat po i kërkojnë gjykatës ta bllokojë vaksinim në të gjithë vendin por të mund ta përdorin atë tek rreth 10.3 milionë punëtorë në rreth 76,000 objekte të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë spitalet dhe shtëpitë e pleqve që pranojnë para nga programet e sigurimeve shëndetësore të qeverisë për të moshuarit, ata me aftësi të kufizuara dhe amerikanët me të ardhura të ulëta.
Argumentet nënvizuan se sa përçarëse është bërë çështja e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, si në shumë vende.
Tre gjyqtarët liberalë treguan se të dyja politikat ishin të justifikuara gjatë një pandemie duke mos treguar shenja zbutjeje, me një rritje të rasteve të COVID-19 të nxitur nga varianti i koronavirusit Omicron me përhapje të shpejtë.
“Kjo është një pandemi në të cilën kanë vdekur afro një milion njerëz,” tha gjyqtarja liberale Elena Kagan, duke iu referuar numrit të vdekjeve në SHBA gjatë argumenteve mbi mandatin e OSHA. “Është padyshim rreziku më i madh për shëndetin publik me të cilin është përballur ky vend në shekullin e kaluar. Gjithnjë e më shumë njerëz po vdesin çdo ditë. Gjithnjë e më shumë njerëz po sëmuren çdo ditë… Dhe kjo poltika e vaksinimit më së shumti ka synuar të ndalojë gjithë këtë sitaitë të rëndë.”
Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy mandatet e përkohshme do të shpëtojnë jetë dhe do të forcojnë ekonominë amerikane duke rritur numrin e amerikanëve të vaksinuar me miliona.
“Unë do të shihja se do të ishte e pabesueshme të ishte në interesin publik për të ndaluar këto vaksinime,” tha gjyqtari liberal, Stephen Breyer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje