Një skenë e shëmtuar, që ndoshta tregon tensionin në një moment jo të lehtë. Protagonistë janë Lautaro Martinez dhe Antonio Konte. Argjentinasi nuk e ka pritur mirë zëvendësimin me Pinamontin në minutën e 77-të ndeshjes me Romën. Pakënaqësia mund të qëndrojë, sepse nga stoli kishte hyrë edhe Lautaro Martinez, por në një grup që ka treguar respekt, me shokë skuadre që e kanë parë fushën me dylbi, një reagim i tillë është i gabuar.
Në fakt Konte, që donte t’i jepte pak hapësirë Pinamontit, ndoshta edhe për të ruajtur Lautaron për ndeshjen e së shtunës me Juventusin, nuk i ka pritur mirë gjestet e argjnetinasit, shkelmin ndaj shishes së ujit dhe mërmëritjet sapo ai u ul në stol. “Duhet të tregosh respekt, mos bëj fenomenin”, – janë fjalët që kanë dalë nga goja e trajnerit të Interit. Konte mbi respektin reciprok të të gjithëve dhe sakrificën ka ndërtuar ekipin e titullit dhe nuk lejon asnjë individ ta prishë atmosferën.

Zhvillimet në klub duket se po fillojnë të peshojnë mbi të gjithë dhe kjo situatë është pasuar nga nervozizmi. Tani mbetet të kuptohet si Konte, i cili nuk foli pas ndeshjes, do ta zgjidhë çështjen me Lautaro Martinezin. Të shtunën është sfida me Juventusin dhe Sançez është në dyshim për shkak dëmtimi.
Një tjetër çështje tek Interi është ajo e katër futbollistrëve që kanë bërë një festë abuzive në hotel. Karabinierët kanë shkuar mbrëmjen e kaluar në hotelin, ku po festohej ditëlindja e Lukakut. Sulmuesi belg ishte me 23 persona të tjerë, duke thyer kështu rregullat anti-Covid. Mes shokëve të skuadrës ishin edhe Hakimi, Jang dhe Perisiç. Janë identifikuar edhe 23 personat e tjerë, mes tyre drejtori i restorantit të hotelit, që ka organizuar festn. Nga klubi nuk ka pasur asnjë koment, por kuptohet që do të ketë sanksione për lojtarët e përfshirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje