Qeveria ka propozuar përjashtimin nga pagesat e kontributeve shoqërore për pensionistët e vetëpunësuar në sektorin privat, por jo të gjithë pensionistët e vetëpunësuar do të përfitojnë nga ky propozim
Arsyeja është një vendim i 2017-s i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi një vendim të Qeverisë në 2017-s me arsyetimin se shkelte parimin e barazisë para ligjit.
Në 2015-n, Qeveria vendosi të përjashtojë nga skema e pagesës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore pensionistët e vetëpunësuar përmes ndërhyrjes në atë kohë në ligjin për kontributet shoqërore e shëndetësore.
LEXO EDHE:
Qeveria propozon përjashtimin e pensionistëve të vetëpunësuar nga pagesa e sigurimeve shoqërore
Në zbatim të këtij ligji qeveria nxorri në fund të janarit të 2015-s një VKM që përcaktonte profesionet e lira ku pensionistët përjashtoheshin nga detyrimi për të paguar kontribute shoqërore e shëndetësore.
Sipas përcaktimit të VKM-së ishin shoqërues dhe shpjegues në udhëtime, farmacist, mësues (mësimdhënës), përmbarues, kontabilist i miratuar, përkthyes, veteriner, trajnues në veprimtari të ndryshme përfshirë edhe fushën e kulturës, artit dhe sportit, ndërmjetës në një proces gjyqësor, mjek i përgjithshëm, fizioterapist, agronom, mjek i specializuar, dentist i specializuar dhe dentist, vlerësues i pasurisë, avokat, noter, konsulent/këshillues në fushën ekonomike, fiskut, sigurimeve, si: kontabilist, ekonomist, jurist, inxhinier, këshillues fiskal dhe profesione të fushave të tjera, ekspert kontabël i regjistruar, arkitekt, inxhinier, projektues dhe programues IT (programues të aplikacioneve/zhvillues softëare) aktivitete të programimit informatik.
Pasi mori në shqyrtim ligjin dhe vendimin e Këshillit të Ministrave, Gjykata Kushtetuese konstatoi se “kriteret që vendosin dispozitat e mësipërme në llogaritjen dhe diferencimin e kontributeve nuk bazohen në një analizë teknike, apo në eksperienca botërore të provuara më parë. Ato krijojnë elemente të reja pabarazie, barrë shtesë administrative për administratën shtetërore dhe tatimpaguesit, vështirësi teknike dhe pasiguri juridike me shumë elemente subjektiviteti”.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e detyron Qeverinë që në përpjekjen e dytë për të hequr pagesën e kontributeve shoqërore për pensionistët të merret parasysh se kategoria e mësipërme e profesioneve të lira s’mund të përjashtohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje