Gazeta Si – Rreth 980 bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar nga policia në qarkun e Lezhës dhe Durrësit gjatë dy operacioneve të ndryshme të zhvillura nga ajri dhe toka.
Nga 694 bimë kanabisi në Lezhë, 456 u gjetën në fshatin Vinjoll të Kurbinit, 171 bimë të tjera në fshatin Fushë Milot të Kurbinit dhe 67 bimë në Dajç.
Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë të gjitha fazave të këtij operacioni të shtrira në kohë të ndryshme, janë asgjësuar në total 15,379 bimë kanabisi.
Po ashtu, policia në qarkun e Durrësit, si rezultat i kontrolleve në kuadër të fazës së 12 të megaoperacionit antikanabis të koduar “Territor i pastër”, përreth banesës së shtetasve B. L. dhe R. L. (babë e bir), në fshatin Nikël, Krujë, gjeti të kultivuara 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi B.L. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi R.L.
Ky aksion ishte faza e 12 e megaoperacionit të koduar “Territor i pastër”, që gjatë fazave të mëparshme janë asgjësuar 7362 fidanë dhe bimë narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje