Gazeta Si – Dy avionë luftarakë kinezë dhe gjashtë rusë hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut pa paralajmërim, duke detyruar që Forcat Ajrore të Seulit të ngrinin n ajër avionët e tyre luftarakë.
Kështu është deklaruar nga autoritetet më të larta të Seulit, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Yonhap.
Avionët luftarakë fluturuan mbi zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore, por nuk shkelën zonën territoriale të vendit.
Alarmi u ngrit në orën 5:48 të mëngjesit me orën lokale, kur dy bombardues kinezë H-6 hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Seulit nga një zonë 126 kilometra në veriperëndim të ishullit Ieo, një shkëmb i zhytur në jug të ishullit Jugor Jeju dhe më pas u larguan në orën 06:13.
Në orën 6:44 të mëngjesit (koha lokale), bombarduesit rihynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore nga një zonë në verilindje të qytetit-port jugor të Koresë së Jugut, Pohang dhe dolën nga zona në orën 7:07 të mëngjesit.
Më vonë gjashtë avionë rusë – katër bombardues TU-95 dhe dy avionë luftarakë SU-35 – si dhe dy bombardues kinezë H-6, fluturuan mbi zonë nga një lartësi 200 km në verilindje të ishullit Ulleung në jug në orën 12:18 dhe dolën jashtë në orën 12:36.
Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë kryen patrulla të përbashkëta në Detin e Japonisë dhe Detin e Kinës Lindore këtë mëngjes, duke u ankuar se ata po ndiqeshin nga “avionët e huaj për një distancë të caktuar”.
Ministria saktësoi se avionët rusë dhe kinezë nuk kanë kryer “asnjë shkelje të hapësirës ajrore të vendeve të treta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje