Gazeta Si – Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën dhjetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë në përgjigje të një stërvitjeje ajrore në shkallë të gjerë të ndërmarrë nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara këtë javë.
Ky është vlerësimi më i fundit i kryer nga forcat e armatosura të Koresë së Jugut, sipas të cilës, lëshimi i raketave shkaktoi një alarm ajror në ishullin Ulleung të Koresë së Jugut, në brigjet lindore të Gadishullit Korean.
Seuli, nga ana e tij, u përgjigj me tre raketa “ajër-tokë të saktë” të lëshuara në ujërat në veri të kufirit detar ndër-korean.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, tha se lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut ishte “në fakt një pushtim territorial”.
Një nga raketat e Phenianit, në fakt, kaloi kufirin ‘de facto’ detar midis dy Koreve, duke i dhënë fund fluturimit të saj në një distancë të shkurtër nga ujërat territoriale të Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut se do të paguajnë një “çmim të tmerrshëm”, nëse vendosin të përdorin forcën kundër vendit dhe përsëriti akuzën se të dy vendet po përgatisin një pushtim përmes stërvitjeve masive të përbashkëta ushtarake të ndërmarra muajt e fundit.
Pak Jong-chon, Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Laburiste të Koresë së Veriut, i ka kërkuar Uashingtonit dhe Seulit që t’i japin fund “provokimeve ushtarake” kundër Phenianit.
Ministri japonez i mbrojtjes, Yasukazu Hamada, raportoi në një konferencë për shtyp se të paktën dy raketa ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, rreth 150 kilometra nga vendi i lëshimit.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i quajti edhe një herë të papranueshme lëshimet e raketave të Koresë së Veriut, e cila ka kryer 28 lëshime raketash që nga fillimi i vitit 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje