Bota

Koreja e Veriut lëshon 2 raketa në det para stërvitjes ushtarake SHBA-Seul

Gazeta Si – Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa detare lundrimi: Ministria e Mbrojtjes së Seulit njoftoi lajmin, duke shpjeguar se predhat përfunduan “në Detin Perëndimor”, pasi u larguan nga “Onchon, në provincën jugore të Pyongan”.

Autoritetet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, tani po analizojnë detaje të tilla si distanca e fluturimit.

Hera e fundit që Pheniani kreu një provë raketore, ishte më 10 korrik, kur u përdorën raketahedhës të shumtë.

Autoritetet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut tani po analizojnë detaje të tilla si distanca e fluturimit” I tha një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes agjencisë së lajmeve AFP.

Dy raketat u hodhën një ditë pasi Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan një stërvitje paraprake katër-ditore të përbashkët në përgatitje për stërvitjen e pezulluar prej kohësh në terren të njohur si Mburoja e Lirisë Ulchi, e cila zhvillohet nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Stërvitjet kanë zemëruar Phenianin, që i vlerëson si kërcënime për pushtim.

Hera e fundit që është kryer testimi i armatimeve ka qenë data 10 korrik. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që Veriu lëshoi një raketë të këtij lloji.

Zyrtarët në Uashington dhe Seul kanë paralajmëruar se Pheniani po përgatitet të kryejë atë që mund të jetë testi i shtatë bërthamor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë