Bota

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa balistike në orët e para të së enjtes.

Lajmi u njoftua nga qeveria japoneze, duke shpjeguar se prova e “dy predhave të paidentifikuara”, u zhvillua menjëherë pas orës 7 të mëngjesit me kohën lokale (mesnata në Europë) dhe raketat u rrëzzuan në detin e Japonisë, pak jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Tokios.

Ky është veprimi i parë ushtarak i Phenianit prej gati një viti dhe i pari i këtij lloji, që kur administrata e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, mori detyrën.

Zhvillimet vijnë disa ditë pas stërvitjeve ushtarake të kryera në zonë nga komanda amerikane në bashkëpunim me Korenë e Jugut dhe vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, fillimisht në Tokio dhe më pas në Seul, për të forcuar marrëdhëniet me vendet aleate.

Gjatë takimeve diplomatike, Blinken theksoi rëndësinë e një procesi të denuklearizimit të gadishullit korean.

Deklarata, që janë quajtur “teori të ndezura të një kërcënimi të Koresë së Veriut, bazuar në retorikë të pabazë”, nga zëvendës-ministri i Mbrojtjes i Phenianit, Choe Son Hui.

Uashingtoni, synon të rivendosë negociatat me vendin komunist, por ka raportuar se përpjekjet fillestare për një konfrontim deri më tani, janë injoruar.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, i quajti manovrat e fundit “një kërcënim të qartë për paqen dhe sigurinë e rajonit”.

Në një takim për shtyp, Suga tha se qeveria e Tokios ka bërë një protestë zyrtare përmes ambasadës së saj në Pekin mbi lëshimin e raketave, që është një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Një konfirmim, erdhi nga Komanda e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut: Koreja e Veriut, testoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër në bregun lindor, të afta të prekin një lartësi maksimale prej 60 km dhe një distancë prej rreth 450 km, para se të rrëzoheshin në ujërat e Detit të Japonisë.

“Informacione të mëtejshme po analizohen nga autoritetet e inteligjencës të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara”, – shtoi Komanda në një shënim, duke theksuar se “forcat tona të armatosura po mbajnë një pozicion gatishmërie në koordinim të ngushtë midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me monitorim dhe siguri më të intensifikuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë