Koreja e Veriut ka qëlluar të paktën një predhë të paidentifikuar në Detin e Kinës Lindore. Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke cituar forcat e armatosura, pa specifikuar se çfarë lloj predhe është dhe nga ku është lëshuar.
Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë Japoneze të Mbrojtjes, sipas të cilës, predha “duket se është një raketë balistike”.
Lëshimi i saj vjen në një kohë të karakterizuar nga përshkallëzimi i dukshëm i provës: regjimi i Koresë së Veriut testoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër më 15 shtator dhe një raketë tjetër ditë më parë.
Javët e fundit, mesazhe kontradiktore kanë mbërritur nga Pheniani.
Pak ditë më parë, motra e tij, Kom Yo Jong, me ndikim dhe këshilltare kryesore e liderit komunist, dukej se ishte hapur për perspektivën e një samiti ndër-korean.
Por këmbënguli se “paanshmëria” dhe respekti reciprok do të ishin të nevojshëm dhe i kërkoi Jugut të “ndalojë së bëri komente të paturpshme”.
“Askush nuk mund t’i mohojë” Koresë së Veriut të drejtën për të testuar armë, tha ambasadori i Koresë së Veriut, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të njëjtën kohë me lëshimin e raketës së re.
“Testimi i armëve është e drejta jonë legjitime”
“Askush nuk mund t’i mohojë Koresë së Veriut të drejtën e vetëmbrojtjes për të zhvilluar, testuar, prodhuar dhe poseduar sisteme armësh ekuivalente me ato që janë në pronësi ose të zhvilluara prej tyre”, – theksoi diplomati, duke iu referuar Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ne thjesht po ndërtojmë mbrojtjen tonë kombëtare për të mbrojtur veten dhe për të pasur siguri dhe paqe në vend”, – shtoi ai. Pheniani është subjekt i sanksioneve të shumta ndërkombëtare për armët e tij të ndaluara bërthamore dhe programet e raketave balistike.
Ai tashmë ka kryer disa teste raketash këtë muaj: njëra përfshinte një raketë lundrimi me rreze të gjatë dhe një tjetër me raketa balistike me rreze të shkurtër, sipas ushtrisë së Jugut.
Kim shtoi se stërvitjet e përbashkëta ushtarake vjetore midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut dhe “vendosja e të gjitha llojeve të armëve strategjike” në Veri, duhet të ndalohen “përgjithmonë”.
Reagimi i Japonisë
Pas lëshimit të predhës, Japonia ka shtuar mbikëqyrjen mbi Korenë e Veriut. “Ne po rrisim mbikëqyrjen dhe analizojmë situatën”, – tha kryeministri Yoshihide Suga në deklaratat për gazetarët pas mbërritjes në Kantei, zyra zyrtare e kryeministrit japonez.
Suga ka urdhëruar forcat e armatosura japoneze të sigurojnë sigurinë e trafikut detar dhe ajror dhe të përgatiten për çdo eventualitet. Japonia monitoron këtë lloj prove të Koresë së Veriut, duke i konsideruar ato një kërcënim për sigurinë e saj, duke pasur parasysh afërsinë me territorin e saj.
SHBA “dënon” testimin
Ushtria e Koresë së Jugut, konfirmoi lëshimin e predhës në orën 06:40 sipas kohës lokale të asaj që ajo e përshkroi si një raketë me rreze të shkurtër të lëshuar nga provinca e Chagang, brenda vendit.
Sipas Tokios, mund të jetë një raketë balistike, e cila do të shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vendosura ndaj regjimit të Phenianit, i cili ndalon kryerjen e testeve të tilla dhe që ka vendosur vazhdimisht sanksione për programet e tij raketore dhe bërthamore.
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka “dënuar” aktin e fundit. “Shtetet e Bashkuara dënojnë lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut”, – tha departamenti në një deklaratë.
“Ky lëshim është në kundërshtim me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe paraqet një kërcënim për fqinjët e Koresë së Jugut dhe komunitetin ndërkombëtar. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një qasjeje diplomatike dhe i ftojmë ata të përfshihen në dialog”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje