Bota

Koreja e Veriut, raketa taktike bërthamore në vijën e parë të kufirit me Jugun?

Gazeta Si – “Plani për modifikimin dhe zgjerimin e detyrave operacionale që i janë besuar njësive kufitare”. Ky është titulli i dokumentit që Kim Jong-un ka diskutuar me gjeneralët e Koresë së Veriut gjatë takimit të Komisionit Qendror Ushtarak në Phenian.

Dhe detyrat e reja për trupat e vijës së parë, janë shqetësuese, sepse ato përfshijnë vendosjen e armëve bërthamore në paralelen e 38-të të gatshme për përdorim në fushën e betejës nga artileria e Koresë së Veriut.

Në imazhet e publikuara nga propaganda veriore, shfaqet një oficer i ushtrisë që tregon objektivat e mundshme të armëve bërthamore taktike në një hartë.

Teknikët e Phenianit, e kanë mbuluar foton pjesërisht, por nuk është e vështirë të identifikohet dhe të njihet provinca Gangëon, në bregun lindor të Koresë së Jugut, nën “mjegull”.

Kjo lëvizje, mund të nënkuptojë se në rast lufte, artileria e Koresë së Veriut do të synonte atë zonë armike me armë bërthamore taktike.

Shtetet e Bashkuara dhe bota janë zakonisht të fokusuar në nxitimin e Phenianit drejt ICBM-ve (ka pasur të paktën dy lëshime të tilla në vitin 2022), por muajt e fundit koreano-veriorët janë praktikuar me disa pajisje balistike me rreze të shkurtër veprimi prej rreth 110 kilometra dhe synojnë vetëm Korenë e Jugut.

Në veçanti, më 16 prill, Kim Jong-un shkoi për të vëzhguar provën e njërës prej këtyre “raketave të shkurtra” dhe u shoqërua nga komandantët e njësive të vijës së parë.

Një rrethanë e pazakontë, sepse zakonisht Marshalli ndjek stërvitjet me nivele të larta, bomba me fuqi të lartë dhe shoqërohet vetëm nga shkencëtarët dhe gradat më të larta të forcave të armatosura.

Agjencia KCNA në Phenian vuri në dukje se “testi ishte i një rëndësie të madhe, sepse rriti në mënyrë drastike fuqinë e zjarrit të artilerisë së vijës së parë dhe efikasitetin operacional të armëve taktike bërthamore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë”.

Përafërsisht, kur flasim për “fuqinë bërthamore taktike”, i referohemi bombave për përdorim të afërt, në fushën e betejës për të asgjësuar pjesën e pasme të armikut.

Nga ana tjetër, armët “strategjike”, janë ato me rreze të gjatë dhe shumë të gjatë, të drejtuara drejt objektivave (qyteteve) të largëta për të kërcënuar kundërshtarin dhe për ta “zhbindur” nga çdo veprim.

Është i ashtuquajturi “parandalues ​​bërthamor”. Në teori, parandalimi strategjik shërben për të shmangur luftën; arsenalin taktik për të fituar një betejë me rezultate shkatërruese.

Pikërisht, këtij opsioni të dytë i referohet direktiva e re e diskutuar nga Kim me gjeneralët e tij.

Dr Jeffrey Leëis, drejtor i “Center for Nonproliferation Studies del Middlebury Institute for International Studies”, është disi i shqetësuar.

Ai shpjegon se raketa taktike e testuar më 16 prill (dhe ndoshta edhe më 5 qershor), fuqizohet nga lëndë djegëse e ngurtë, e cila i bën përgatitjet për lëshim shumë më të shpejta dhe shkurton kohën për reagimin kundër raketave nga Koreja e Jugut dhe kontingjenti amerikan i dislokuar në gadishull.

Eksperti thekson se thirrja e komandantëve të njësive të dislokuara në paralelen 38-të në teste, sinjalizon dëshirën e Kim për t’u treguar gjeneralëve fuqinë e arsenalit të vënë në dispozicion të tyre.

Ekziston një pyetje e fundit: në rast të një përplasjeje kufitare, kush do të ishte përgjegjës për dhënien e urdhrit për të goditur armikun me një pajisje taktike bërthamore?

Një gjeneral i vijës së parë apo komanda strategjike e Kim? Më mirë të mos zbulohet kurrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë