Politike

Koronavirusi, 7 propozimet e Bashës: Qeveria t’i zbatojë sa më parë

Partia Demokratike i kërkon Qeverisë që të zbatojë pa asnjë vonesë propozimet e bëra prej saj për të zbutur efektet e epidemisë së koronavirusit tek sipërmarrja dhe qytetarët.

“Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

7 propozimet e PD për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe biznesit. Gazeta Si, mars 2020

Partia Demokratike ka propozuar shtatë masa të menjëhershme që duhen ndërmarrë. Njëra prej tyre i drejtohej bankave të nivelit të dytë që të konsideronin riskedulimin e pagesave të kësteve të kredisë. Kjo pikë u plotësua nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës i së cilës vendosi shtyrjen e të gjitha pagesave të kredive me tre muaj. Basha e përshëndeti këtë vendim.

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël!”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë