Në prag të festës së Pashkëve, Italia ka hyrë në një bllokim total për tre ditë, si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Të gjitha rajonet tani janë në “zonën e kuqe”, ndërsa vendi lufton me një valë të tretë, me rreth 20,000 raste të reja në ditë dhe një mesatare vdekjesh prej mbi 40 rastesh në 24 orë.
Lëvizjet janë të ndaluara, por njerëzit do të lejohen të hanë hanë drekën e Pashkës, në shtëpitë e tyre me dy familjarë të tjerë.
Kishat janë gjithashtu të hapura, por besimtarëve u thuhet të marrin pjesë në shërbimet fetare brenda rajoneve të tyre.
Ndërkohë, Papa Françesku, do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit, i cili është parashikuar të mos ketë njerëz.
Pas fundjavës së pushimeve, rajone të ndryshme do të qëndrojnë më pas në kufizimet e “zonës portokalli” ose “zonës së kuqe” deri në fund të muajit prill.
Kufizimet e Italisë vijnë ndërsa vendet në të gjithë Evropën përpiqen të mbajnë nën kontroll rritjen e rasteve nga Covid-19.
Italia është një nga vendet më të prekura në Evropë, ku prej fillimit të pandemisë deri më tani, sipas të dhënave kanë humbur jetën mbi 110 mijë persona dhe janë infektuar 3 milionë e 600 mijë të tjeerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje