Ne rrjet

Koronavirusi, Macron: Mos vizitoni gjyshërit!

Presidenti francez u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në Francë të mos kufizojnë takimet me gjyshërit apo prindërit, sidomos nëse këta të fundit ndodhet në një shtëpi të moshuarish.

Deklarata e presidentit francez, e cila ka ngjallur jo pak reagime, erdhi në përpjekje për të kufizuar përhapjen e korovirusit, pasi Franca është tanimë vendi më i prekur nga COVID-19 pas Italisë dhe Gjermanisë.

“Ne duhet të shmangim  vizitat tek të afërmit tanë të moshuar,” tha Emmanuel Macron gjatë një vizite në një shtëpi të moshuarish në Paris.

 Një deputet francez  është shtruar në kujdesin intensiv pas infektimit me koronavirusit, ndërkohë që numri i të prekurve është rritur.

“Franca po shkon në mënyrë të pashpjegueshme drejt një epidemie koronavirusi” paralajmëroi Macron ndërkohë që ministria e shëndetësisë raportoi tre viktima të tjera nga virusi, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve.

Franca ka 423 persona të prekur me virusin kinez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë