Frika nga përhapja e Koronavirusit anulon pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars dhe në rendin e ditës ishin pikërisht dy çështjet e nxehta të politikës shqiptare, emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mendimi ligjor për paketën Antishpifje. Presidenti Meta kishte njoftuar publikisht se do të merrte pjesë dhe do të paraqiste personalisht fakte se ishte maxhoranca dhe jo ai që shkelën ligjin me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo është hera e dytë që maxhoranca i drejtohet Komisionit të Venecias për shkeljet e pretenduara kushtetuese nga ana e Presidentit. Ky i fundit, gjithashtu ka dërguar emërimet në kushtetuese për interpretim në Venecia. Maxhoranca, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk do të marrë vendim në komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, pa pasur një opinion nga Venecia. Ndërsa afati i komisionit hetimor parlamentar i ngritur për shkarkimin e presidentit përfundon më 8 prill.
Një tjetër çështje ngritur është edhe paketa Antishpifje. Mazhoranca ngriu procesin e rrëzimit të dekretit të presidentit Meta për ligjin e Medias Audiovizive. Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi se do të pritej mendimi i Venecias për këtë ligj. Antishpifja u kontestua nga Zyra për Lirinë e Medias në OSBE dhe Këshilli i Europës pranë komisionit të Venecias për të dhënë një argument ligjor e juridik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje