Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër homologut kinez Li Keqiang, të cilit i shpreh ngushëllimet për viktimat që ka shkaktuar koronavirusi si dhe mbështetjen e Shqipërisë.
“Sapo i kemi mbijetuar një tërmeti të 26 nëntorit të 2019, dhe me plagët tona ende të hapura dhe jemi të lënduar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës midis njerëzve dhe kombeve në ditë sprovuese”, shkruan ndër të tjera Rama në letrën për homologun kinez. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha jetët e humbura përgjatë kësaj krize dhe shpresoj në rekuperim të shpejtë të të infektuarve”, shton Rama.
Kreu i qeverisë shqiptares shpreh vlerësimin për të gjithë stafin mjekësor kinez që po punon për të luftuar këtë virus.
“Ju lutem pranoni garancinë time se qytetarët dhe qeveria shqiptare qëndrojnë pranë jush në këtë krizë”, përfundon Rama.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje