Gazeta Si – Ukraina shpreson për një dakordësi me Rusinë për një korridor humanitar për të evakuuar fëmijët, gratë dhe të moshuarit nga Mariupoli.
Ukraina shpreson të dërgojë 90 autobusë në qytetin e rrethuar dhe të evakuojë rreth 6 mijë persona.
Kryebashkiaku i Mariupolit tha se shpreson që marrëveshja paraprake për hapjen e korridorit do të konfirmohet dhe respektohet nga Rusia.
Sipas të dhënave rreth 100 mijë civilë vazhdojnë të jenë në Mariupol, ndërkohë që parashikohet që dhjetëra mijëra të jenë vrarë si pasojë e rrethimit të qytetit
Iryna Vereshchuk shkroi në rrjetet sociale: “Ne arritëm një marrëveshje paraprake për korridorin humanitar për gratë, fëmijët dhe të moshuarit.
“Duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në Mariupol, këtu do të fokusojmë përpjekjet tona sot.”
Një marrëveshje e mëparshme për të krijuar një korridor humanitar për civilët që të largoheshin nga Mariupoli nuk u respektua më 5 mars dhe që atëherë përpjekjet e përsëritura për të krijuar një korridor të sigurt kanë dështuar.
Trupat ruse do të respektojnë armëpushimin ndërsa propozimi hyn në fuqi në orën 14:00 me orën e Moskës më 20 prill, shtoi ministria, shkruan Sky Neës.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden, do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në ditët në vijim, e barabartë me atë të sapo nisur: 800 milionë dollarë.
Lajmi u raportua nga një burim i informuar për gazetën “Neë York Times”, pa specifikuar se cilat mjete do të jenë pjesë e dërgesave të reja. Pak orë më parë, presidenti amerikan foli për dërgimin e më shumë artilerisë në forcat e Kievit.
Nga ana tjetër, edhe “Kanadaja do të dërgojë artileri të rëndë në Ukrainë,” tha kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cituar nga agjencia e lajmeve ‘Ukrinform’, në një konferencë për shtyp.
“Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që nga fillimi dhe jemi shumë të ndjeshëm ndaj asaj që ata kanë nevojë konkretisht”, tha Trudeau.
Ukrainasit “po luftojnë për vlerat që qëndrojnë në themel të kaq shumë prej shoqërive tona të lira dhe demokratike. Kjo është arsyeja pse bota duhet të vazhdojë të dalë përpara, sepse Kanadaja vazhdon të qëndrojë me Ukrainën”, theksoi kryeministri.
Buxheti shtetëror i Kanadasë këtë vit – kujton Ukrinform – parashikon mbi 400 milionë dollarë ndihmë në mbrojtje për Ukrainën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje