Plani i Bashkimit Europian për hapjen e kufijve të brendshëm të unionit duket se ka lënë të izoluar Italinë. BE thotë se vendet anëtare që kanë pasur një numër të ngjashëm rastesh mund të hapin kufijtë me njëra-tjetrën, një skenar që ka zemëruar Romën, e cila në këtë rast mund të hapë kufijtë vetëm me Francën, nëse kjo e fundit jep dritën jeshile.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte kritikoi hapur planin e propozuar nga BE për “korridore të gjelbra” mes vendeve anëtare të bllokut duke kërcënuar për hërë të parë se kjo mund të çojë në largimin e Italisë nga unioni.
Sipas këtij plani, korridoret e turizmit do të lejojnë disa vende me numër të ulët ose në rënie të të infektuarve me koronavirus të hapin disa destinacione derisa kufijtë të hapen plotësisht. Kjo do të thotë se Italia mund të jetë e fundit që hap kufijtë, pavarësisht se është ndër destinacionet kryesore turistike në Europë.
“Ne nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje dypalëshe brenda Bashkimit Europian që do të krijojnë destinacione të privilegjuara turistike”, deklaroi Conte. “Turizmi nuk mund të kushtëzohet nga marrëveshje dypalëshe, në të kundërt ne largohemi nga Unioni. Nuk do ta lejojmë këtë gjë”, paralajmëroi kryeministri italian duke nënvizuar se ky sektor përfaqëson 13% të GDP të vendit të tij.
Komentet e kryeministrit Conte vijnë pas debateve të vazhdueshme në BE nëse duhet të lejohen “korridoret e gjelbra” ose “flluskat e udhëtimit” mes vendeve anëtare bazuar në situatën e tyre epidemiologjike.
Conte njoftoi sot se se ka paralajmëruar presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen se këto korridore mund të çojnë në “shkatërrimin” e tregut të përbashkët europian.
*Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji*
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje