Politike

Korrupsion me donacionet për tërmetin? Rama i përgjigjet PD: Ata i menaxhojnë vetë, qeveria s’ka akses

Partia Demokratike ka akuzuar Qeverinë për abuzime dhe korrupsion në procesin e rindërtimit, jo vetëm me paratë e buxhetit të shtetit, por edhe me fondet e donatorëve ndërkombëtarë, përfshirë këtu fondet e BE.

Rama iu përgjigj këtyre akuzave këtë të premte gjatë përurimit të shkollës dhe kopshtit “Lasgush Poradeci” në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

“Sa i përket zbatimit të projekteve, të gjitha të të gjithë partnerëve janë financime të administruara nga ata vetë. Ata që vazhdojnë flasin për miliarda që i mori në një “thes” qeveria e Shqipërisë, dua t’u themi që asnjë qindarkë e partnerëve nuk administrohet nga qeveria. Kanë bërë vetë projektin, kanë vendosur fituesit dhe kanë lidhur kontratat. Qeveria e Shqipërisë ka shoqëruar këtë proces duke bërë oponencat e nevojshme për lejet e ndërtimit dhe kaq”, deklaroi ai.

Kryeministri foli edhe për një reformim në arsim, duke filluar që nga klasat e para, ku do të futet mësimi i teknologjisë, nën shembullin e ndjekur të futjes së anglishtes këtë vit.

“Duke u dhënë mundësi fëmijëve të kenë akses drejtpërdrejt në një mësim praktik, jo thjesht teorik, që do të thotë mjete dhe sistem të teknologjisë që të përgatisim shumë më tepër vajza dhe djem për një treg global”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë