Vetëm dy javë pas daljes nga izolimi, Kosova ka sinjalizuar ditën e sotme se mund të hyjë sërish në karantinë, nëse numri i rasteve të reja vijon të rritet. Ish-kryeministri Albin Kurti vendosi ti jepte fund masave të izolimit në fillim në 28 maj duke hequr fashat e orarit dhe hapur të gjitha bizneset.
Megjithaë në ditët e para të këtij muaji, në Kosovë janë regjistruar 151 persona rase të reja me koronavirus, 70 prej të cilave janë zbuluar vetëm dy ditët e fundit.
Duke folur për mediat në Prishtinë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit publik, Naser Ramadani, tha sot se rritja e të infektuarve, por edhe mosrespektimi i masave mbrojtëse të, mund të çojë në rivendosjen e të gjitha masave kufizuese.
“Nëse e shohim se rritja e të infektuarve vazhdon me këto ritme do të duhet të rikthejmë masat izoluese”, deklaroi Ramadani.
Ashtu si në të gjitha deklaratat e tij përgjatë ditëve të fundit, mjeku u kërkoi qytetarëve të Kosovës të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos dalin nga shtëpia pa maska mbrojtëse.
Ai tha se qytetarët nuk kanë zgjedhje tjetër, veçse të mësohen me normalitetin e ri të kushtëzuar nga koronavirusi.

“Nëse njerëzit do t’i përmbahen këtyre rekomandimeve kanë me qenë të lirë të lëvizin. Duhet të vazhdojmë të ruajmë distancën dhe patjetër të mbajmë maska sepse virusi është akoma këtu”, tha ai.
Duke folur për mundësinë e kthimit në karantinë, Ramadani tha se kostoja më e madhe nuk ishte izolimi, por viktimat. “Problemi nuk është rikthimi i izolimit por papërgjegjshmëria që po shkakton viktima. Ne do të kemi viktima të pafajshme për shkak të pakujdesit të qytetarëve”, tha zoti Ramadani.
Për mometin, në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë ka 23 të infektuar që po marrin trajtim mjekësor, ndërkohë që tre pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore
Mikrobiologu Lul Raka, i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka paralajmëruar po ashtu se nëse rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë kujdes shëndetësor dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e vendit është opsioni i vetëm.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka bërë thirrje për kujdes të shtua të hënën, duke thënë se rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar. Ai paralajmëroi po ashtu mundësinë e rikthimit të karantinës, pavarësisht kostove ekonomike.
“Nëse do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritjeve të rasteve, atëherë institucionet e Kosovës do të detyrohen të kthejnë masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e COVID-19, edhe pse kjo do të preke rëndë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mund të dëmtojnë shëndetin tonë mendor”, tha ai.
Ai tha se vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e kishte kërkuar në muajin mars, kur u shfaqën rastet e para me koronavirus, duhet të merret sa më parë dhe bëri thirrje që institucionet e vendit të bashkërendojnë veprimet në parandalimin e përhapjes së virusit.
“Sot mesazhi im është të dëgjojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit publik dhe të mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje