Kosova nuk e ka nisur aspak mirë Ligën e Kombeve këtë herë, teksa në dy ndeshje ka marrë vetëm 1 pikë dhe ndoshta trajnerit Shaland po i lëkunden pozitat. Dardanët janë mundur 1-2 nga Greqia në stadiumi “Fadil Vokrri.
Pavarësisht mungesave të shumta, si Muriqi, Muriç, Kololli, Rashica, Shala dhe Kryeziu, më shumë se gjysma e skuadrës, ishte një zhgënjim i madh për Kosovën, që u ndëshkua që në fillim të ndeshjes, kur Limnios dërgoi në rrjetë një top të grushtuar nga portieri Samir Ujkani, kapiten këtë herë. Më pas Kosova e rriti lojë dhe sulmoi rrezikshëm, por pa mundur të shënojë.
Greqia përfitoi nga një pozicionim i keq i mbrojtjes në pjesën e dytë dhe shënoi edhe golin e dytë me Siovas, duke i dhënë skuadrës së Shaland një goditje të fortë. Goli i nderit për Kosovën u shënua nga Bernard Berisha 10 minuta para fundit. Ish-lojtari i Besës dhe Skënderbeut u aktivizua si zëvendësues dhe pas golit ai bëri një gjest kundër trajnerit, që mund t’i kushtojë shumë në të ardhmen. Kosova mban vendin e parafundit në Grupin 3 të Ligës C.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje