Futboll

Kosova ndëshkohet nga arbitri në Slloveni, Belgjika mund pastër Anglinë

Nëse në ndeshjet e Ligës së Kombeve do të kishte VAR, Kosova do të kthehej me një pikë të merituar nga Sllovenia, pasi deri në minutat shtesë rezultati ishte 1-1. Gjyqtari polak Frankovski i dhuroi një penallti Sllovenisë, duke e konsideruar prekje me dorë atë të Alitit, por në fakt nuk ishte e tillë.

Goli i Vedat Muriqit ndaj Sllovenisë. Gazeta Si, 16 nëntor 2020

Vedat Muriqi e kaloi Kosovën në avantazh, por vetëm pas pak minutash sllovenët barazuan me Kurtiç. Kur dukej se kjo ndeshje do të mbyllej në barazim, protagonist u bë arbitri me atë penallti të dhuruar për vendësit, që fituan 2-1. Pas 5 ndeshjesh në grup, Kosova ka vetëm 2 pikë. Edhe në këtë ndeshje ekipi u drejtua nga Muharrem Sahiti, pasi Shaland është i karantinuar. Ndeshjen e fundit Kosova do ta luajë me Moldavinë ditën e mërkurë, kur do të vendoset për qëndrimin në Ligën C.

Në Ligën A të Ligës së Kombeve bie në sy humbja e Anglisë në fushën e Belgjikës. Italia mundi 2-0 Poloninë me gola të Zhorzhinjos me penallti dhe Berardit. Holanda kaloi pa probleme Bosnjën 3-1, kurse Danimarka fitoi ndaj Islandës me dy penallti të realizuara nga Eriksen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë