Politike

Kovaçevski, Rama dhe Vuçiç nesër do të vendosin nëse do të marrin pjesë në Samitin e BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, informoi se sot ka realizuar takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Kovaçevski njoftoi se me Ramën dhe Vuçiçin ka diskutuar për qëndrimet kombëtare të çdo vendi, perspektivat rajonale si dhe për dinamikën e procesit eurointegrues.

“U dakorduam se pas konsultimeve shtesë të brendshme, nesër pasdite ta marrim vendimin tonë përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kemi biseduar edhe për tema që janë të rëndësishëm për rajonin dhe kemi ngritur iniciativë për Agjencinë për tërheqjen e investimeve për Ballkanin e Hapur, që do të mundësojë zhvillim ekonomik shtesë. Temë ishte edhe panairi i ardhshëm për ushqim, verë dhe turizëm, që duhet të mbahet në Beograd, si dhe tema tjera që kanë dalën nga samiti i fundit i Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër”, ka shkruar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook. (ALSAT M)


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë