Rend dhe Ligj

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e GJKKO, Etleva Dedën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, Etleva Deda.

Treshja gjykuese e KPK përbëhej nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo, të cilët e nxorën pa probleme Dedën, duke e konfirmuar në detyrë.

Etleva Deda e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësisht këtë gjykatë si kryetare e komanduar.

Me shkrirjen e Krimeve të Rënda, Deda kaloi te Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë