Politike

KQZ do të zëvendësojë 4 deputetët që dorëzuan mandatet

KQZ do të mblidhet në orën 13:00 për të zëvendësuar 4 deputetët që hoqën dorë nga mandati. Mark Marku, Najada Çomo, Lefter Koka dhe Gramoz Ruçi lanë mandatin e deputetit që siguruan në zgjedhjet e 25 prillit.

Vendin e tyre e zënë Mimi Kodheli në Tiranë, Denis Deliu në Durrës, Mirela Pitushi në Fier dhe Elda Hoti në Lezhë.

Menjëherë pasi KQZ tu japë mandatin, emrat e tyre do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend. Pasi të kalojnë këtë ‘filtër’, ata mund të betohen si deputetë të rinj  në seancën e pasdites në ora 17.00


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë