Politike

KQZ e re, depozitohen dy emrat e parë kandidat

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u dërgoi sot një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9 shtator.

“ …Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim proporcional nga çdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020″, shkruhet në letër.

Ndërkohë, pranë Kuvendit janë depozituar edhe emrat e parë kandidat

Naim Mëçalla për të 4 pozicionet e organeve të reja të KQZ dhe Redinela Beqiraj për Komisionin e Ankimimit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë