Politike

KQZ kërkon identifikues elektronikë për 25 prillin

Procesi i identifikimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit do të kërkojë edhe personel shtesë, që do t’i bashkangjitet rreth 5 mijë qëndrave të votimit në mbarë vendin.

E për të plotësuar nevojat me burime njerëzore për këtë pjesë, të vlerësuar si me mjaft rëndësi në këto zgjedhje dhe pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur aplikimet për të gjithë personat që duan të jenë pjesë e këtij stafi.

Bëhet fjalë për staf teknik, me njohuri të moderuara teknologjike, por që duhet të plotësojnë 11 kushte. Detyrat e operatorit teknik lidhen vetëm me përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të zgjedhësve. Ky pozicion pune përjashton çdo përfshirje në procedurat dhe veprimet e Komisionit të Qendrës së Votimit.

Aplikantët do të përzgjidhen sipas Bashkisë ku kanë vendbanimin dhe do të trajnohen nga personel i kualifikuar. Caktimi i operatorëve teknik në qendrën përkatëse të votimit bëhet me short mes kandidatëve të përzgjedhur për qarkun përkatës.

Afati i aplikimit për të gjithë personat e interesuar është data 5 prill 2021 dhe pagesa për këtë pozicion është caktuar 9 mijë lek.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë