Politike

KQZ konfirmon në detyrë Malajn dhe Gurrën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon në detyrë Agron Malajn si kryebashkiak të Matit. Me pesë vota pro, KQZ-ja rrëzoi kërkesën e PD-së për përfundimin e mandatit të tij.

PD-ja çoi në KQZ verifikimet e prokurorisë së përgjithshme sipas të cilave Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezultonte i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje.

Malaj nuk e ka fshehur dënimin në formular, por sipas PD-së dënimi sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë.

“Malaj ka qenë i punësuar në administrate publike dhe prandaj është kërkuar betim. Në atë kohë prokuroria e ka kryer këtë hetim. Në bazë të vendimit që ka marre prokuroria ne kemi marre një vendim në 2019 që është ende në fuqi…”, tha nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba.

Ndërsa përfaqësuesi i PS-së Eridian Salianji nënvizoi se periudha e ndalimit është deri në momentin e rehabilitimit. “Në 2019 dorëzoi formularin e vetëdeklarimit dhe KQZ vendosi njoftimin për vijimin e proçedurave se nuk ndodhet në kushtet e ndalimit.

Prokuroria e Përgjithshme pas kërkesës së PD-së, theksoi se nuk ka asnjë masë tjetër veç atyre të deklaruara. Në lidhje me pretendimin e PD-së se kryetari i bashkisë Mat është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit. KQZ duke qenë se nuk ndodhet para asnjë prove të re, ndodhet para një gjeje të gjykuar.

Pra ky është subjekt që gjykohet për të dytën herë. Këtë person e kemi hetuar dhe gjykuar dy herë, kur ka qenë nëpunës i thjeshtë në 2016 kur ka qenë punonjës i OSHEE-së dhe prokuroria ka thënë nuk është në kushtet e ndalimit të funksionit. Edhe tani, që është kryetar bashkie, gjykohet nga e njëjta prokurori dhe rezultatet janë të njëjta. Zoti Malaj nuk duhet të diskutohet më. Të shterohen të gjitha akuzat e pabaza, pra mos lihet e hapur, mbylleni këtë si procedurë”, tha Salianji.

Te marten, KQZ la në detyrë edhe kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra. Për këtë të fundit, Prokuroria e Përgjithshme doli në përfundimin se nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim e aq më tepër që të jetë dënuar për falsifikim të vulave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë