Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar regjistrimin si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 6 marsit për 11 parti politike.
“Miratohet regjistrimi i PS, PD. Miratohet regjistrimi i LSI, si subjekt, vendosim vetëm LSI…”, ta Celibashi.
Brenda 24 orëve nga momenti i regjistrimit si parti politike, LSI duhet të dorëzojë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si koalicion.
Ndërkohë, PS dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” kanë nxjerrë gjashtë kandidatët përkatës në gjashtë bashkitë ku mbahen zgjedhjet. Partia Demokratike zyrtare ende nuk ka dalë me emra konkretë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje