Politike

KQZ regjistron si kandidatë disa prej të propozuarve të Berishës, PD dhe PS, për zgjedhjet e pjesëshme

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka njoftuar se janë regjistruar si kandidatë në disa bashki, të propozuarit e për disa forca politike.

Celibashi ka regjistruar si kandidat, Majlinda Angonin në Shkodër, e cila do të garojë me siglën e PS.Gjithashtu nga kjo parti janë rregjistruar Eriselda Sefa për në Bashkinë e Lushnjës, Eimirjana Sako dhe Emirjana Sako në Bashkinë e Durrësit. Ndërsa për sa i përket koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është rregjistruar si kandidat Ardian Muka, në Bashkinë e Durrësit. Ndërsa në bashkinë e Shkodrës është rregjistruar Bardh Spahia, i propozuar gjithashtu nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”,

Nga Partia Demokratike, është regjistruar si kandidat Indrit Sefa për bashkinë e Lushnjës, Luan Hoti për Bashkinë e Durrësit dhe Xhemal Bushati për Bashkinë e Shkodrës.
Celibashi ka njoftuar se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, e kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pasi vendimi të publikohet në fletoren zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë