Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për 6 bashkitë që do të futen në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars, miratoi modelet e dokumenteve që do të përdoren nga Grupi i Numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve dhe skualifikoi një kandidat në Bashkinë e Durrësit.
Vendimet u morën në mbledhjen e kësaj të shtune të KQZ-së, ku komisioneri Ilirjan Celibashi nuk ka regjistruar kandidatin për bashkinë Durrës, Jonid Nano të propozuar nga partia Lëvizja e Re. Celibashi tha se Nano nuk mund të regjistrohet pasi partia që e ka propozuar nuk ka një mandat në Këshillin Bashkiak Durrës, kriter ky i nevojshëm për të gjitha partitë joparlamentare që propozojnë kandidatë për zgjedhje vendore.
Renditja e kandidatëve sipas bashkive
Bashkia Shkodër
- Partia Socialiste me Majlinda Angonin
- Koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ me Bardh Spahinë
- Partia Demokratike me Xhemal Bushatin
Bashkia Dibër
- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Premtim Kryemadhin
- Partia Demokratike me Luan Hakën
- Partia Socialiste me Rahim Spahiun
- Lëvizja e re me Dritan Torbën
Bashkia Durrës
- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Ardian Mukën
- Partia Socialiste me Emiriana Sakon
- Partia Demokratike me Luan Hotin
Bashkia Vorë
- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Lulzim Vranën
- Partia Socialiste me Blerim Sherën
- Partia Demokratike me Ymer Markun
Bashkia Rrogozhinë
- Partia Demokratike me Ferdinand Saraçin
- Partia Socialiste me Edison Memollën
- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Hekuran Xhanin
Bashkia Lushnjë
- Partia Socialiste me Eriselda Sefën
- Partia Demokratike me Indrit Sefën
- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë me Elton Banon
Zyrtarisht, fushata zgjedhore nis më 19 shkurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje