Politike

KQZ-së i shtohen 1.45 mld lekë për zgjedhjet e 25 prillit

Në një publikim në Fletoren Zyrtare është njoftuar se Këshilli i Ministrave ka bërë disa ndryshime në buxhetin e vendosur për zgjedhjet vendore të 25 prillit.

Ndryshimi i parë është shtimi i fondit të KQZ-së me 1.45 miliardë lekë nga ku 900 milionë lekë për shpenzime korrente dhe 500 milionë lekë për shpenzime kapitale me financim të brendshëm.

Ndryshimi i dytë është përballimi i shpenzimeve në masën 1 miliardë lekë nga fondi i zgjedhjeve dhe 450 milionë lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për raste të paparashikuara gjatë vitit 2021.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë