Komisioni Qendror i Zgjidhjeve u ka dhënë mandatin deputetit 3 kandidatëve të rinj, dy nga PD dhe një nga LSI, duke e çuar në 99 numrin e deputetëve në Kuvend.
Kështu Arben Elezi në Elbasan ka zëvendësuar Edmond Spahon, ndërsa Adriatik Alimadhi ka zënë vendin e Agron Shehajt në listën shumë emërore të Vlorës.
Ndërsa vakancën e krijuar nga Agron Çelaj i LSI në Shkodër e merr Amra Barova.
Me marrjen e mandatit të tre deputetëve të rinj, numri i deputetëve në Parlament do të shkojë në 99, ku 17 prej tyre janë të rinj të ardhur nga listat e PD dhe LSI pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës.
Ndërkohë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë.
Ai i ftoi që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve duke sfiduar kështu hapur vendimin e tyre për mosdorëzimin e listave për komisionerë pavarësisht thirrjeve të përsëritura.
“Thirrje për qytetaret të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit. Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionarë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje