Politike

KQZ urdhëron pezullimin e numërimit në Kurbin, kërkon ndërhyrjen e policisë

Gazeta Si – KQZ ka urdhëruar pezullimin e numërimit në KZAZ 15 në Kurbin dhe kërkon ndërhyrjen e policisë për të qenë preaent në ambjentet e kësaj KZAZ-je. Urdhri është firmosur nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Më herët, kryekomisioneri i KQZ-së ka pralajmëruar për pranin e personave të paautorizuar gjatë procesit të numërimit të votave.

Në Kurbin, Majlinda Cara e Partisë Socialiste, kandidon përballë rivalit të “Bashkë Fitojmë” Behar Hxhiu.

Cara kryeson me një rezultat të ngushë prej 51.04% kundër kandidatit opozitar, i cili ka marrë deri tani, 48.96% të votave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë