Kreu i SPAK, Arben Kraja, ndërsa ka folur në Kryesinë e Kuvendit para deputetëve, ka theksuar se institucioni që ai drejton ka marrë më pak para nga buxheti i shtetit nga sa ka kërkuar.
Ai deklaroi se në katër vitet e fundit SPAK me vetëm dy procese ka siguruar 20 milionë euro të konfiskuara në banka.
“Na është dhënë më pak se kemi kërkuar. Nëse ne kemi kërkuar totalin 273, na janë dhënë 256. Një diferencë prej 15 punonjësish. Ka qenë ideja për të krijuar një sektor të ri për raportimet në BE. Për të forcuar sektorin e sistemit financiar, kemi propozuar të shtohet edhe një numër prej 7 të tjerë plus. Kemi pasur një praktikë pune që kemi marrë punonjës me kontratë të pjesshme qoftë në sektorin e personelit. Është parë e nevojshme që duhet të ketë. Sa i përket byrosë krijohen disa sektorë të rinj”, tha ai.
Më tej shtoi se është edhe një objekt i ri që duhet t’i vihet në dispozicion SPAK-ut.
“ Është një objekt i ish Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës. Ka mbetur procedura te Ministria e Drejtësisë. Është një objekt përballë nesh. Në momentin që do e kemi në dispozicion do e shohim për ta përshtatur për nevojat tona.
Edhe një kërkesës për Ministrinë e Financave. Herë pas here me akt normativ është ndërhyrë në buxhetin e SPAK duke ndërprerë fonde të caktuara. Nuk kemi reaguar.
Por duke filluar nga viti 2023 kjo nuk duhet të ndodhë më sepse kufizohet pavarësia e institucionit për të funksionuar”, deklaroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje