Kreu i SPAK i qëndroi deklaratës së bërë se struktura që ai drejton vepron mbi bazën e kallëzimeve dhe të provave dhe jo mbi bazën e deklaratave publike të zyrtarëve.
Këtë deklaratë, Arben Kraja e bëri pas atyre të Kryeministrit Edi Rama dhe aktorëve të tjerë kryesorë të mazhorancës, që i kërkuan SPAK të hetojë Gërdecin, 21 Janarin dhe aferën CEZ-DIA, duke drejtuar gishtin nga Berisha dhe Meta.
Gjatë raportimit para Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Arben Kraja tha se ka një dispozitë që përcakton nisjen e hetimeve kryesisht nga SPAK, por ka edhe një dispozitë tjetër.
“Është një dispozitë ku nëpunësit shtetërore thuhet se janë të detyruar që të denoncojnë në SPAK çdo shkelje të ligjit”, tha Arben Kraja.
Kraja tha se prioritetet e SPAK lidhen me personaat e arrestuar dhe afatet e parashkrimit të veprës penale, por duke e balancuar këtë me detyrimin për të ndjekur çdo kallëzim penal.
Ai këmbënguli se prokurorët e posaçëm janë të pavarur në vendimmarrjet e tyre për dosjet që kanë nën hetim.
Në seancën e pyetjeve, Arben Krajës i kërkuan mendim në lidhje me të shpallurit ‘non grata’ dhe nëse kjo shpallje non grata është indicie për hetim. Kraja shmangu komentin.
“Nuk mund t’i jap përgjigje, sepse me ligj e kemi të ndaluar shprehjen e mendimeve për institucionet e tjera, të brendshme apo të jashtme”, tha ai.
Sipas kreut të SPAK, prokuroria e posaçme nuk ndikohet nga deklarimet publike, por punon mbi bazën e provave dhe ligjit. I pyetur se si mund të zhbllokohen procedurat për hetimin e 21 janarit, Kraja tha se kjo nuk është në dorë të SPAK.
Lidhur me llogaridhënien e SPAK, Arben Kraja deklaroi në Komisionin e Ligjeve se kohët e fundit ka pasur një sërë kontrollesh nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë në këtë strukturë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje