Bota

Kremlini: Nuk ka plan paqeje në Ukrainë pa aneksimin e 4 rajoneve nga Rusia

Gazeta Si – Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, paralajmëron se “asnjë plan paqeje për Ukrainën nuk mund të ekzistojë nëse nuk merr parasysh aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në Rusi.

“Edhe një herë, – i tha ai agjencisë Tass, – nuk mund të ketë plan paqeje’ për Ukrainën, nëse nuk merr parasysh realitetet e sotme, me territorin rus, me hyrjen e katër rajoneve të reja në Rusi. Asnjë plan që i injoron këto realitete nuk mund të pretendojë se është paqësor”.

Forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë me zjarr artilerie pozicionet ukrainase përgjatë vijës së kontaktit në lindje, teksa sulmet janë përqendruar në Bahmut dhe Avdijivka në Donjeck. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase në këto dy qytete po zhvillohen luftimet më të ashpra në muajt e fundit.

Rusia sërish ka sulmuar objektivat civile në rajonin jugor dhe në qytetin e Hersonit dhe ka granatuar në Dnipropetrovsk, tha ushtria dhe zyrtarët rajonalë.

“Armiku po vazhdon ofensivën në drejtim të Bahmutit dhe Avdijivkës [në Donjeck] dhe ka tentuar që të përmirësojë pozicionin e tij taktik në drejtim të Limanit [në Luhansk]”, tha Shtabi i Përgjithshëm më 28 dhjetor.

Trupat ruse kanë kryer 33 sulme me artileri dhe një sulm ajror ndaj pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe civilëve në Herson gjatë 24 orëve të fundit, u tha në njoftim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin në orët e vona të 27 dhjetorit tha se situata në Donbas – që përbëhet nga rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut – ishte e “vështirë dhe e dhimbshme”.

Ai tha se kjo javë do të jetë “e rëndësishme për Ukrainën nga aspekti politik” dhe se një plan veprimi po diskutohet për ushtrinë ukrainase për vitin e ardhshëm dhe për situatën në qytetet e Kreminës dhe Bahmutit, që gjenden në Luhansk dhe Donjeck.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë