Rusia është tërhequr nga një marrëveshje kyçe e eksportit të drithërave e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke provokuar zemërim ndërkombëtar dhe duke i dhënë një goditje përpjekjeve për të lehtësuar një krizë globale ushqimore të shkaktuar nga pushtimi i Moskës në Ukrainë.
Moska tha se po pezullonte pjesëmarrjen në marrëveshjen e Detit të Zi, e cila do të shmangte urinë dhe të zbuste inflacionin, në përgjigje të asaj që e quajti një sulm të madh me dron ukrainas në flotën e saj.
Katër anije luftarake të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse, raportohet se shpërthyen në Gjirin e Sevastopolit. Rusia akuzoi Britaninë se ka kontribuar në përgatitjen e sulmit me dron në Krime dhe se është përfshirë në shpërthimet që ndodhën në gazsjellësin Nord Stream.
Por Britania i ka mohuar akuzat e Rusisë që ka ndihmuar Ukrainën të sulmojë me dronë Krimenë, duke thënë se Rusia po i çon pretendimet e rreme në një shkallë epike.
“A mundet një grusht individësh diku në Kremlin të vendosë nëse do të ketë ushqim në tryezat e njerëzve në Egjipt apo Bangladesh? Një përgjigje e fortë ndërkombëtare nevojitet tani si në OKB ashtu edhe në nivele të tjera, duke përfshirë G 20”.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në videon e zakonshme të mbrëmjes, duke sulmuar Rusinë pasi u ndalua marrëveshja për eksportet e grurit.
OKB-ja ndërkohë përpiqet të ndërmjetësojë. /Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje