Deputeti i Partisë Demokratike i rreshtuar krah Enkelejd Alibeajt tha se do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sali Berisha më 11 shkurt, por me disa kushte.
“Do të marr pjesë në çdo protestë kundër Edi Ramës. Po, konfirmoj që kam vullnetin të marr pjesë, por kam disa kushte të qarta për pjesëmarrjen time në një protestë të tillë. Duhet të ndalet në mënyrë të menjëhershme dhe absolute cdo sulm e pabazuar ndaj SHBA dhe ambasadores nga çdo segment që e quan veten opozitë. Këto protesta nuk mund të përdoren si pjesë e luftës civile apo për t’i bërë presion gjykatave. Nuk mund të përdoren për krijimin e një partie të re, asaj të LSI të shndërruara në Parti të Lirisë duke dhënë platforma të pamerituara e duke parë eksponentë të majtë me 2 gishta. Rithemelimi të shmangë këto 3 elementë. Çështja e McGonigal ka dëmtuar PD dhe nëse protesta fokusohet vetëm këtu, patjetër do të marr pjesë”, tha Çollaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje