“Familjet europiane do të përballen me të ftohtin e rëndë këtë dimër edhe pse kontinenti pothuajse i ka mbushur të gjitha rezervat e gazit”, tha kreu i Gazprom.
“Dimri mund të jetë relativisht i ngrohtë, por një javë apo edhe pesë ditë do të jenë jashtëzakonisht të ftohta dhe është e mundur që qytete dhe toka të tëra, Zoti na ruajt, të ngrijnë”, tha shefi ekzekutiv i Gazprom Alexey Miller në Moskë të mërkurën.
Gjatë ditëve kulminante, Europa mund të ndjejë mungesën e 800 mln metrave kub gaz, 1/3 e konsumit total, sipas Miller.
Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz në rajon, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Kremlinit mbi pushtimin e Ukrainës.
Gazprom, më herët dërgonte në Europë midis 600 mln dhe 1.7 mld metra kub gaz në ditë, gjatë dimrit, tha Miller.
Varësia e Europës nga depozitat nëntokësore të gazit është rritur ndjeshëm për shkak të ndryshimeve në importet e saj të karburantit, tha Miller.
Rezervat europiane të gazit janë aktualisht rreth 91% të mbushura. Vlerësimet më pesimiste tregojnë se objektet do të jenë rreth 5% plot në mars, kur tërheqja e gazit zakonisht përfundon, tha Miller.
“Sigurisht, Europa do të mbijetojë, por çfarë do të ndodhë në kohën e injektimit të gazit që po ruhet përpara dimrit të 2023 dhe 2024, tha Miller. “Atëherë do të jetë e qartë se kriza energjetike ka ardhur për një periudhë jo të shkurtër kohore”./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje