Pas kryeministrit Aleksit Tsipras dhe presidentit të vendit fqinj, edhe kreu i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakisk, ka kërcënuar me veto për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Duke folur në tubimit e fundit përpara zgjedhjeve lokale në Greqi të dielën, kryetari i Demokracisë se Re premtoi se nëse do të fitoj do të vendosë veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Do i qëndroj të drejtës për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE. Unë do të mbroj të drejtat e pakicës kombëtare greke. Dhe nëse nuk respektohen, Shqipëria të harrojë kursin e saj evropian” deklaroi ai gjatë një fjalimi në Selanik.
Deklarata e tij vjen ndërkohë qe Shqipëria pret me ankth progres raportin dhe dritën jeshile për negociatat me Bashkimin Europian.
Mediar greke shkruajnës shkruajnë se zhvillimet politike në vendin tonë po monitorohen nga afër nga Athina, e cila sipas tyre kërkon një marrëdhënie produktive me Shqipërinë për ta bërë atë “aleaten” e saj në Bashkim Europian. Por sipas gazetarëve grekë, cështja e pronave të minoritetit grek në Himarë ka shkatërruar këtë klimë bashkëpunimi.
“Vitet e fundit qeveria e Athinës, sidomos nën ministrin e Jashtëm Kotzias, ka investuar shumë në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Por megjithatë, një sërë lëvizjesh të ndërmarra nga Rama rënduan klimën politike. Vendimi i Shqipërisë për të marrë tokat e grekëve në Himarë nën pretekstin e transformimit të qytetit, ka provokuar Athinën, ndërsa vetë grekët vërejnë se qëllimi i qeverisë ishte vjedhja e tokave për t’ia dhënë atë miqve dhe mbështetësve personalë të kryeministrit Edi Rama. Kjo është një lëvizje agresive ndaj minoritetit grek që ka prekur marrëdhëniet mes dy vende, të cilat u përkeqësuan më tej me vdekjen e Konstandin Kaçifas më 28 tetor”, shkruan portali grek “NewPost.gr”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje