Politike

Kreu i PD së Durrësit, Igli Cara: Durrsakët do të paguajnë për inceneratorin e Tiranës

Kryetari i PD-së së Durrësit njëherazi kandidati për bashkinë në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara, ka deklaruar se 28% e buxhetit të bashkisë së qytetit bregdetar do të shkojë për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë.  

“961.000.000 lekë të rinj të barabarta me 28% të  buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve.

Taksat e qytetarëve durrsakë planifikohen për inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare.

Tabela e publikuar nga Igli Cara

Dhe më e paimagjinueshme është që pas 23 viteve nuk ka akoma një plan strategjik zhvillimi apo menaxhimi të këtij sektori.

E kuptueshme përse bëhet!

Duhet t’i shërbehet oborrit të Ramës!”, shkruan Cara në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë