Ka ndodhur

Kreu i PD-së në Durrës bashkë me dy persona, godasin një shtetas në Spitallë

Nga Gazeta ‘SI’ – Një tjetër incident ka ndodhur në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Kreu i Partisë Demokratike Durrës, Dritan Burgija, shtetasi Pjetër Pjetri dhe Ndec Pjetri, kanë goditur me grushte shtetasin Hekuran Markola, pjesë e këshillit bashkiak të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës Markola ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2.

Më herët në të njëjtën njësi votimi janë raportuar njerëz të paautorizuar, që po qëndronin aty.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë