Politike

Kreu i PL ndez “motorët” e fjalëve ndaj Ramës: Xhol… që të rrahin të fortët, unë jam Ilir Meta

Ilir Meta paralajmëroi që në mesditë se në një takim me strukturat e Tiranës ai do të ndizte motorët.

Në fakt Meta i ndezi, por jo ato të strukturave por të fjalëve. Në një orë fjalim, Meta lëshoi batërdi fjalësh e akuzash ndaj Edi Ramës duke filluar që nga koha kur Rama ishte kryetar bashkie e deri sot.

“Mor vagabond ne jemi populli i Mujo Ulqinakut, Vojo Kushit, që simbol dhe ideal ke Pablo Eskobarit dhe drogaxhinjtë e botës, që të dhunonin të gjithë të fortët e Tiranës që të vendosnin pistoletën te gjuri. Këta komandojnë kudo, në Shkodër në Lezhë. Kush është ky, që bën si i fortë. Ka merak edhe identitetin tim ai, ai ka hallin tim, e kam mbiemrin Meta apo Metaj, unë jam krenar për mbiemrin tim dhe jam krenar që kam lindur 1000 metra mbi nivelin e detit. Përveçse jam shumë i lumtur që kam lindur në Skrapar, jam i lumtur që jam çuni i pazarit të ri, ku merrnim leksionet që të mos rrihnim çunat e lagjes por t’i binim më të fortit. Bëhu gati dhe bjeri më të fortit, kur i bie të fortit nuk ndihen të tjerët. Dua t’i them çunit të Kristaqit, edhe ai e di që unë e kam mësuar nga pazari i ri, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i forti, unë i bie më të fortit dhe e këpus në mes. I bie vetë unë, s’kam nevojë të porosis, i bie në emër të popullit të Shqipërisë, në emër të vuajtjeve të shqiptarëve. Një popull që vuan nga një bastard, por ky vend ka Zot dhe Tirana do të jetë e para që do të godasë tiraninë. Nuk ka për të pasur lekë as për avokatët për ta mbrojtur. Kur të shkojë te qelia 4, dhoma 5 do ketë mjekun te dhoma, dhe policin te dera. Do jemi shtet ligjor ne…”, tha Meta. Sipas Metës, ndëshkimi i Ramës do të jetë shembullor.

“Dua t’u kthej disa vite pas kur isha kryeministër, ku mora disa vendime për t’i rikthyer Tiranës Parkun Rinia, kur ky vinte nga pas më vinte si xhol. Pastaj, krijoi legjendën sikur kishte prishur Parkun Rinia…

Pastaj tek rruga e Elbasanit, ku ka qenë një park lodrash. Më qepet si xhol nga prapa, vjen që ishin ata patoku dhe rosaku me komardare aty tek uji, vjen ky merrte kalamajt e mi dhe dilte në fotografi. Shkoni pak tek rruga e Elbasanit, tani që i ka të gjitha në dorë ky. Çfarë ka bërë ky atje, një mal betoni. Gjysma e Tiranës nuk e shohin dot më Malin e Dajtit” tha Meta.

“Ju të jeni të qetë, siç u shemb parku Rinia, kioskat dhe ndërtimet e paligjshme, kështu do të shembet ky sekt antikombëtar, antishqiptar, antishoqëror që nuk njeh familje, komunitet dhe shoqëri, nuk njeh kushtetutë dhe ligj. Kjo gjë do ndodhi shumë shpejt. Secili ka një rol për të luajtur, nga një detyrë për të bërë. Nuk i kërkoj të mos bëjë asgjë më shumë se unë…

Unë jam këtu që të mbaj premtimet, premtimi im është që sic shemba ne emër të ligjit, në emër të së ardhmes të Tiranës gjithë ato kioskat e të fortëve të Tiranës, përfshirë edhe të tutorëve të Edit, por e bëra ne emër të ligjit, kështu do të shemb, i pari unë më pas ju, këtë kalbësirë regjim që vetëm vjedh, mashtron, grabit, tjetërson pronat e qytetarëve dhe jo vetëm kaq, por do ti japim ndëshkimin e merituar që kurrë në historinë e Shqipërisë dhe Tiranës, askush mos guxojë të mashtrojë popullin, të shkelë kushtetutën dhe ligjin. Ndëshkimi i këtij sekti do të jetë shembulli më i mirë për ata që do qeverisin, sesi nuk duhet të përfundojë. Kjo gjë do të ndodhë. Siç u shemb parku rinia”, u shpreh Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë