Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e të dielës, 25 korrik, Klosin në Burrel, ku kryefamiljari dyshohet se është vrarë pas një konflikti nga bashkëshortja dhe vajza e tij, të cilat janë arrestuar. Bëhet fjalë për shtetaset: M.L., 51 vjeçe dhe A.L., 21 vjeçe.
Policia thotë se 47-vjeçari Ylber Lezi, është goditur nga familjarët e tij pas një sherri të ndodhur mes tyre. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa dyshohet se viktima është goditur në kokë me sende të forta..
Kanë qenë fqinjët, ata të cilët kanë njoftuar policinë, dhe në momentin kur ka mbërritur në banesë, kanë hyrë me forcë brenda për shkak se kanë hasur në rezistencë.
E zonja e shtëpisë, u përgjigj në derë, duke u shprehur se bashkëshorti ishte në gjumë. Duke përdorur forcën, efektivët hynë nga dritarja duke duke gjetur të pajetë dhe me shenja dhune kryefamiljarin, vetëm 47 vjeç. Ylber Lezi kishte shenja dhunë në kokë dhe në trup, duke ngritur dyshimet se është vrarë me sëpatë nga vajza dhe bashkëshortja e tij.
Nënë e bijë janë marrë menjëherë për të dhënë dëshminë e tyre përballë hetuesve, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në morg për të zbardhur edhe shkakun e vdekjes së tij. Pas disa orëve, prokuroria dhe policia ka arritur në përfundimin se autorë dyshyar të krimit janë bashkëshortja dhe vajza e viktimës.
47-vjeçari Lezi, njihej në zonë si konsumues i alkoolit, ndërsa dyshohet se kjo është arsyeja e nisjes së sherrit në familje. Megjithatë pritet që grupi hetimor të zbardhë të plotë dinamikën e plotë të vrasjes.
Lidhur me ngjarjen, ka reaguar kryeplaku i fshatit Gurrë e Vogël, Ibrahim Elezi, i cili tha se ka dëgjuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dielës britma në banesë, por pasi kanë shkuar aty, bashkëshortja ka refuzuar të hapë derën.
“Familja Lezi jetonte në kushte tmerrësisht të rënda ekonomike, ndërsa i ndjeri njihej si përdorues i rregullt i alkoolit”. Sipas kryeplakut, bashkëshortja dhe vajza, kanë pasur probleme të shëndetit mendor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje