Ka ndodhur

Krim në familje në Shkozë/ 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në orët e para të mëngjesit në Shkozë të Tiranës. Rreth orës 04:00 të mëngjesit, 43-vjeçari Roland Sinani ka qëlluar me pistoletë duke vrarë gruan e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Roland Sinani vuante nga shëndeti mendor.

Në banesën ku ndodhi ngjarja kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake. Ndërkohë, bashkëshorti i Migenës s’ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Viktima 37-vjeçare, Migena Sinani dhe bashkëshorti i saj kanë 2 fëmijë të mitur.

Mësohet se njëri nga fëmijët i moshës 2 vjeç ka qenë në dhomën e gjumit me 36-vjeçaren në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshërit, tek familjarët e Migenës.

Policia ka sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë